50 Cent s’e pa djalin qe dy vjet

Djali i 50 Cent ndien se është zëvendësuar nga bebja e re e reperit amerikan, duke thënë se nuk e ka parë babanë e tij qe afro dy vjet. Nëna e Marquise Jackson, Shaniqua Tompkins ka thënë për TMZ se hera e parë që kur 50 Cent e pa 17 vjeçarin Marquise ishte maji i…

ShowBiz

09/01/2014 19:00

Djali i 50 Cent ndien se është zëvendësuar nga bebja e re e reperit amerikan, duke thënë se nuk e ka parë babanë e tij qe afro dy vjet.

Nëna e Marquise Jackson, Shaniqua Tompkins ka thënë për TMZ se hera e parë që kur 50 Cent e pa 17 vjeçarin Marquise ishte maji i vitit 2012, disa muaj para se të lindte djali i dytë i këngëtarit, Sire Jackson.

Mirëpo, sipas zëdhënësit të reperit, 50 Cent mbetet krenar dhe një baba mbështetës dhe ndihet i bekuar që ka dy djem.

50 Cent së fundmi kishte postuar fotografi të djalit të tij të dytë, Sire në Instagram, por i kishte hequr ato pas pak për shkak të sigurisë së Sire.