5-vjeçarja gjobitet 150 euro, për… (Foto)

Kemi parë në mediat sociale foto të aksioneve të tatimorëve ose të policive bashkiake, që nuk lejojnë njerëzit të shesin nëpër trotuare.

Fun

21/07/2017 14:45

Nisma mund të ketë shkaktuar zemërim, por mbrojtësit e saj thonë se ligji është i barabartë për këdo.

Por nëse doni të shihni zyrtarë super të zellshëm për zbatimin e ligjit, shihni çfarë ndodhi në Britani.

Një vajzë vetëm pesë vjeç u gjobit me 150 sterlina, pasi kishte nxjerrë një tavolinë në rrugë për të shitur limonata.

Vajza e vogël shpërtheu në lot dhe i tha babait të saj: “Kam bërë një gjë shumë të keqe”, pasi autoritetet i vunë gjobën dhe i lexuan shkeljet.

Babai i saj tha se vajza kishte ngritur një tavolinë për limonata në një rrugë ku qindra fansa po shkonin në një festival muzikor.

Babai punon pedagog në një universitet të njohur në Londër.

“Jam profesor në një universitet biznesi, kështu që duhej ta dija nëse duhet një licencë. Por ajo është thjesht një fëmijë që po shet limonata. Ajo nuk do përfitojë diçka të madhe. Ajo as nuk është rrezik publik”.

Pas kësaj deklarate, autoritetet thanë se do e fshijnë gjobën dhe do kontaktojnë profesorin dhe vajzën për të kërkuar falje. /Lajmi.net/