5-vjeçarit i shfaqen puçrra misterioze në trup, nëna hyri në Google dhe kuptoi gabimin e mjekut

Ndërsa temperaturat në Tokë po rriten çdo vit e më shumë, numri i insekteve dhe rriqrave rritet bashkë me to.

Lifestyle

18/06/2018 17:18

Sipas një studimi amerikan për shembull, sëmundjet që vijnë nga rriqrat janë trefishuar gjatë 15 viteve të fundit.

Pa marrë parasysh se sa shumë ekspertët na këshillojnë që të veshim pantallona të gjatë dhe bluza me mëngë të gjata, nuk është lehtë që t’i ndjekësh gjithmonë këto këshilla gjatë muajve të nxehtë të verës, transmeton Gazeta Express.

Por, edhe të rrish brenda tërë verën sigurisht se nuk mundesh. Askush nuk ka nevojë të kalojë nëpër atë që pesë-vjeçari Mason McNair kaloi.

Për fat të keq, përvoja e tij është shumë më e zakonshme që mendojmë dhe mund të ketë pasoja edhe më të këqija gjithashtu.

E gjitha filloi kur Mason ishte duke luajtur jashtë me gjyshërit e tij. Ata ishin së bashku diku në natyrë dhe po kalonin kohë të mirë.

Por, kur gjyshja e tij e mori atë në mbrëmje për ta larë, ajo zbuloi një rriqër në kërthizën e tij. Ajo e hoqi me kujdes rriqrën, por zona ku ajo ishte vazhdoi të qëndronte e kuqe dhe ënjtur, transmeton Gazeta Express.

Ata e vizituan një mjek i cili i përshkroi antibiotikë djalit, por shumë shpejt gjërat u përkeqësuan. Djaloshi filloi të mbushej me puçrra dhe kishte dhimbje stomaku.

Puçrrat filluan të shpërndahen shpejtë nëpër trupin e tij dhe shpejtë mbuluan pjesë të mëdha të trupit. Mjeku familjar i tha familjes se s’ka nevojë të brengosen për asgjë.

Pikat e kuqe mendohej se u shfaqën për shkak të reagimit ndaj antibiotikëve. Nëna e thirri mjekun dhe i kërkoi që ta ndihmonte të identifikonte sëmundjen të cilën ajo ishte e sigurt se djali i saj e kishte marrë nga rriqra, pasi për këtë sëmundje kishte lexuar në Google.

Danielle ishte e sigurt se Mason kishte një gjendje shëndetësore të njohur si “RMSF”. Pickimi i rriqrës jo vetëm që mund të shkaktojë borrelia dhe TBE. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se rriqrat mund të shkaktojnë edhe RMSF – një infeksion i njohur.

Dhe kjo ishte saktësisht ajo që Mason e kishte fituar. Simptomat përfshijnë grip, dhimbje koke dhe puçrra. Danielle po shpërndan përvojën e djalit të saj për të ndërgjegjësuar të tjerët rreth kësaj sëmundje potencialisht vdekjeprurëse.