5 vjeçari i sëmurë i propozon infermieres së tij të preferuar (VIDEO)

5 vjeçari Gideon Robinson nga Kalifornia është diagnostikuar me leuçemi në 17 nëntor të vitit të kaluar.

Fun

07/02/2016 03:18

Që prej atëherë ai është shtruar disa herë në Spitalin e Fëmijëve Rady të San Diegos, ku dhe ka krijuar një lidhje të veçantë me infermieren e tij 30 vjeç, Sarah Richardson.

Së fundmi ai mësoi se Sarah ishte duke pritur që i dashuri i saj t’i propozonte për martesë, kështu që vendosi të bëhej ai burri i saj i ëndrrave.

Gideon dizejnoi një unazë me pastrues tubash të bardhë dhe pink së bashku me një gur plastik ngjyrë vjollcë, në formë zemre.

Ai madje e vendosi atë në një kuti të bërë vetë me letër.

I rrethuar nga 20 spektatorë në spital 5 vjeçari i propozoi infermieres së tij i ulur në gjunjë.

YouTube player

“Doja të martohesha me Sarah që ta bëja të qeshte ashtu siç më bën ajo mua”, tha Gideon për mediat amerikane.

30 vjeçarja e pranoi propozimin e tij dhe madje e quajti vogëlushin si “bashkëshortin e saj të spitalit”./lajmi.net