5 ushqimet që kurrë nuk guxoni t’i nxeni

Disa nga ushqimet e pregaditura nuk guxoni t’i nxeni përsëri sepse mund të shkaktojnë dëme serioze shëndetësore.

Lifestyle

20/03/2017 08:45

Nëse nuk keni kohë që të përgatisni ushqime të freskëta, nuk është metoda më e mirë dhe më e thjeshtë të i përgatisni ato të ngrirat, ngase ato ndonjëherë mund të jenë shumë të rrezikshme. E sidomos t’i rinxeni ato.

1. Mishi i pulës
chicken
Pulat dhe vezët janë shpesh të infektuara me salmonelë, sëmundje kjo e cila shfaqet sidomos kur e ngrohni për herë të dytë këtë mish. Për këtë arsye është e nevojshme që mos ta ngrohni mishin e pulës në  mikrovalë por në furrë në mënyrë që nxehtësia të depërtojë thellë dhe të zhdukë të gjitha bakteret.

2. Orizi
oriz
Nëse orizi i gatuar ruhet në temperaturë të dhomës, bakteret do të shumohen dhe mund të prodhojnë një helm që shkakton të vjella dhe bark qitje. Ngrohja për herë të dytë e këtij ushqimi nuk i eliminon këto toksina.

3. Patatet
potatoe
Tek patatet nuk është problemi vetëm tek ngrohja por në mënyrën e ruajtjes së tyre. Nëse patatet janë mbajtur në temperaturë të dhomës, jo në frigorifer kjo gjë krijon mundësinë e zhvillimit të baktereve të cilat shkaktojnë helmim nga ushqimet.

4. Spinaqi, brokolli dhe perimet e tjera të gjebërta
spanac-brokoli
Spinaqi, sallata e gjelbër, brokoli etj në varësi se ku janë rritur, ato përmbajnë shumë nitrate të cilat nuk janë të rrezikshme, por mund të konvertohen në nitrosamine të cilat janë të njohura të jenë kancerogjene. Ato mund të ndikojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut.

5. Këpurdhat
punjene-pecurke
Këpurdhat përmbajnë proteina, dhe nëse nuk rruhen sipas udhëzimeve ato mund të dëmtojnë stomakun tuaj. Këpurdhat duhet të ruhen në frigorifer jo më shumë se 24 orë si dhe nuk duhet të ngrohen për të dytën herë. /gazetametro.net