5 të vërteta, që askush nuk dëshiron t’i pranojë

Jeta është proces gjatë të cilit ne përballemi me gjëra të mira e të këqija, por si përballemi me të vërtetat, është një enigmë tjetër.

Fun

20/07/2016 00:19

Njerëzit janë të prirur që shpesh të përqafohen me iluzionin dhe të ikin nga realiteti që nuk u pëlqen, transmeton lajmi.net

Andaj, kemi mbledhur 5 gjëra që secili i mendon, por nuk ka dëshirë t’i pranojë:

Jeta është shumë e shkurtë dhe fati nuk është shpesh me ne:

Kur njeriu bëhet i vetëdijshëm për vdekshmërinë e tij, kupton se çfarë në realitet nënkupton jeta dhe më me qetësi i’a del të përballet me sfidat dhe dëshimet e jetës. Njeriu duhet të jetojë jetën ashtu siç e dëshiron sepse një ditë nuk do të jemi më.

Dështimi vjen shpesh para suksesit:

Ndoshta jo gjithmonë, por në të shumtën e rasteve dështimi vjen para suksesit. Nëse ju keni frikë nga dështimi, asnjëherë nuk do të përjetoni lumturinë e suksesit andaj duhet të mësoni nga dështimet që të arrini deri tek suksesi.

Ju i falni njerëzit edhe nëse nuk kërkojnë falje:

Papërgjegjësia e njerëzve nganjëherë i tejkalon kufijtë dhe madje as kur ju lëndojnë nuk kërkojnë falje. Epo, njeriu është qenie e ndjeshme dhe me kohë ti e falë personin edhe pa të kërkuar falje edhe ndonse nuk dëshiron t’a pranosh.

Me disa njerëz thjesht nuk përshtateni:

Çfardo që të jetë, shoqëri apo diçka më shumë, nuk ka fare rëndësi sepse nganjëherë ndodhë që thjesht nuk përshtateni me një person dhe shkëputja e lidhjeve me të nuk duhet t’ju bëj të ndiheni fajtorë dhe të mos i’a pranoni vetës.

Çdo gjë mund të ndryshojë:

Në të vërtetë, në çdo moment, çdo gjë mund të ndryshojë. Ka vetëm një këshillë për këtë gjë, ju duhet të jeni të përgatitur për realitetin dhe për ndryshimet që sjellë jeta./lajmi.net