5 superveturat e vitit 2015

CNN ka përzgjedhur top 6 veturat më të mira për këtë vit, të cilat po u sjellim më poshtë:

Auto & Tek

21/12/2015 15:54

Lamborghini Aventador SV

Kjo veturë është në fakt ujdi shumë  e mirë me 500.000 dollarë. Me 740 kuajfuqi, Aventador SV-në e lehtë ka aq shumë fuqi sa Lamborghini Veneno i cili kushton 4 milionë dollarë.

Ferrari Califronia T

Çmimi i kësaj veture është 199.000 dollarë. Është e dizejnuar që të jetë e rehatshme por emocionuese, me fuqi shpejtësie marramendëse.

Rolls-Royce Wraith

Është makina më e shpejtë ndonjëherë e Rolls-Royce, por nuk është tamam makinë sportive. Me peshë diku te 2300 kg, Wraith-i është shumë i madh që të jetë veturë 2-dyershe. Megjithatë, kjo veturë mund të kalojë vetëtimthi nga zero te 100 km në orë për vetëm 4.4 sekonda, transmeton lajmi.net

McLaren 650S

Ky McLaren është një superveturë e përshtatshme për rrugë të vërteta si dhe pista garash. Në shpejtësi rrugore, vozitja është e butë mjaftueshëm por vetura ndihet e shkathët. Dhe nëse e ke shansin t’a çosh në pistë, motori V8 mund të të çojë nga zero në 160 km në orë për vetëm 5.7 sekonda.

Bentley Mulsanne Speed


Është po aq e madhe sa një SUV, por, duke iu falnderuar motorit me 530 kuajfuqi, kjo veturë mund të arrijë prej zero në 100 km në orë për vetëm 4.8 sekonda. Brenda, mund të shijoni luksin e sediljeve masazhuese të mbrapme, frigoriferin për shampanjën tuaj si dhe çilimin luksoz./lajmi.net