5 shtetet që refuzuan më së shumti viza për kosovarët në vitin 2016

Mbi 15 mijë kosovarë morën përgjigje negative për viza të zonës Schengen gjatë vitit 2016.

Lajme

03/11/2017 18:14

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në SchengenVisaInfo.com dhe të marra nga Bashkimi Europian, në lidhje me numrin e vizave Schengen të lëshuara nëpër konsullatat e shteteve anëtare për aplikuesit nga Kosova, gjatë vitit 2016, shifrat e përgjigjeve negative janë mjaft të larta.

monov

Nga 77,796 qytetarë të Republikës së Kosovës që aplikuan për vizë Schengen gjatë vitit 2016, sipas këtyre të dhënave, 19.7% apo 15,315 aplikuesve u është refuzuar viza për të hyrë në zonën Schengen.

Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet me përqindjen më të lartë të refuzimeve.

27.7% e aplikuesve apo gjithsej 1,022 përgjigje negative u është dhënë shtetasve Kosovar nga Sllovenia.

Gjermania është e dyta me 25.4% apo gjithsej 6,760 përgjigje negative. Zvicra është e treta me 19.8% apo gjithsej 5,097 përgjigje negative.