5 shenjat që tregojnë se ai do t’ju propozojë për martesë – Lajmi.net
5 shenjat që tregojnë se ai do t’ju propozojë për martesë
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 21:00, 28 March 2018
Kur krijon një lidhje, asnjë nuk e di si do shkojë në të ardhmen.

Asgjë nuk është e sigurt, deri në momentin kur gjërat marrin rrjedhën e tyre. Nuk ka një mënyrë fikse si ta përcaktosh që lidhja juaj po shkon në një nivel tjetër, pra po bëhët më serioze dhe ka më shumë mundësi t’ju propozojë për martesë.
1. Keni një vit ose më shumë së bashku
April Masini, eksperte e lidhjeve ka thënë se periudha kohore ka rëndësi, sepse tregon sa janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Kjo është koha e përshtatshme për ta çuar lidhjen në një nivel tjetër më serioz.
2. Dëshironi të jetoni bashkë jo për shkak të problemeve ekonomike
Nëse keni vështirësi ekonomike, nuk duhet të vendosni të jetoni bashkë për ta ndarë bashkë shpenzimet e shtepisë. Nëse arsyeja është vetëm financiare, atëherë mos rrezikoni lidhjen tuaj.
3. Duhet të jetoni vetëm përpara se të merrni vendimin e rëndësishëm
Ndoshta ju mund të mendoni se të jetuarit me prindërit, do ju ndihmojë të përgatiteni të jetoni më pas me dikë tjetër. Ekspertët thonë se kjo nuk është e vërtet, duhet të krijoni mundësinë të jetoni vetëm. Në këtë mënyrë do kuptoni rëndësinë e marrjes së përgjegjësive.
4. Ju me të vërtet dëshironi të martoheni
Nuk duhet t’iu bëjë presion mjedisi që ju rrethon, sepse me rëndësi është vetëm ajo çka ndjeni ju. Nëse me të vërtet dëshironi të merrni këtë hap të rëndësishëm,sipas intv.al mos u mendoni gjatë, veproni!
5. Nëse bisedoni me partnerin gjëra të rëndësishme
Ekspertët e lidhjeve thonë se martesa nuk është vetëm argëtim mes çiftit, por edhe mbështetje në situata të vështira. Nëse arrini të bisedoni për tema të ndryshme dhe mund ta përkrahni partnerin, kjo tregon se ndoshta jeni gati për diçka serioze. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Martesa, Propozime

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels