5 Shenja që tregojnë se ti po investon më shumë në këtë lidhje

Lidhja duhet të ketë një mënyrë të ndërsjelltë të përkushtimit. Secili duhet të marrë dhe të jap dashuri dhe përkujdesje. Ja disa gjëra që tregojnë, se ti po investon më shumë në një lidhje:

Lifestyle

15/08/2016 17:35

1. Ju i dërgoni mesazh, apo telefononi të parët Nëse ju nuk e bëni këtë gjë, nuk ka shumë mundësi që partneri ta bëjë të njëjtën gjë. Kjo nuk është e drejtë, pasi tregon sikur vetëm ju keni interes për këtë lidhje.

2. Ndryshoni planet tuaja për të qëndruar me të Ju hiqni dorë, nga gjërat që pëlqeni të bëni dhe i kushtoni rëndësi kohës që shpenzoni me të. Partneri, as nuk e merr mundimin të bëjë të njëjtën gjë, shikon vetëm gjërat e veta.

3. Kur ju ndodh diçka e keqe, nuk është në listën e atyre që mund t’ju ndihmojnë Ju në vetvete e dini që ky person, nuk është aty kur ju kei nevojë për të, por sërish qëndroni në lidhje me të. Kjo gjë tregon, se ju po jepni më shumë dhe kjo gjë nuk është e mirë për të ndërtuar një lidhje.

4. Ky person ju bën të ndiheni keq, kur kaloni kohë së bashku Kur jeni duke kaluar kohën së bashku, ky person mundohet t’ju bëjë të ndiheni pa vlerë dhe mundohet të argumentojë me ju për gjëra të vogla. Mos harxhoni kohën tuaj me një person të tillë, nuk ja vlen!

5. Nuk e kuptoni sjelljen e partnerit Fakti që nuk po kuptoni sjelljen e tij, ose saj tregon se duhet të largoheni prej tyre. Nuk mund të rrish me dikë, nëse nuk kuptoheni. Dikush që do ju donte pranë, do insistonte t’ju kishte, prandaj shikoni në rradhë të parë veten tuaj.