5 shenja që tregojnë se jeni në marrëdhënie me njeriun e gabuar

Nëse marrëdhënia juaj i ka këto shenja, atëherë shanset janë se ju jeni në marrëdhënie me njeriun e gabuar.

Lifestyle

29/10/2015 20:38

1. Ju bëni më shumë në marrëdhënie se sa partneri
Në marrëdhënie, ju po bëni më shumë se sa partneri. Ju jeni përgjegjës për më shumë gjëra dhe brengoseni më shumë për marrëdhënien se sa partneri, kurse ai nuk i kushton shumë vëmendje rëndësisë së saj.

2. Ai/ajo ju shqetëson
Ju do të duhej të ndjeheshit plot energji kur jeni me personin që e dashuroni, jo të stresuar dhe të shqetësuar.

3. Nuk bëni më gjëra bashkë
Kjo është shenja më e qartë se diçka nuk është në rregull. Më herët keni bërë gjëra argëtuese së bashku të cilat më nuk i bëni bashkë, apo thjeshtë nuk ju duken më argëtuese.

4. Nuk e shihni një të ardhme së bashku
Ku e shihni veten pas 10 viteve? Në një qytet tjetër? Duke bërë një punë tjetër? Të keni fëmijë? Nëse nuk e shihni të ardhmen me të në jetën tënde, atëherë është koha që të ndaheni.

5. Nuk dëshironi ta njoftoni me shoqërinë
Nëse ta ftosh në shtëpi për ndonjë festë apo për të dalë me shoqërinë tënde duket një ide e keqe, atëherë ka shumë gjasa se ai/ajo ju pengon dhe nuk e shihni veten me të. Kjo është një shenjë tjetër! (lajmi.net)