5 qentë më të zgjuar sipas veterinarëve profesionist

122 veterinar profesionist, janë pyetur se cili është lloji më i mençur i qenëve, kështu ata kanë votuar dhe janë zgjedhur 5 llojet e qenëve që tani konsiderohen si më inteligjentët.

Lajme

16/09/2015 13:18

Dhe, çdokush që shpenzon kohë me qen, patjetër që do të pajtohet me listën në vijim, që lajmi.net e sjell për ju:

1.“Border Collie”

border

Border Collie është një qen i madh, i fortë, shumë energjik, e që e karakterizon aftësia shumë e madhe e ruajtjes së deleve.

Ai ka fokus mahnitës, e që konsiderohet si një plus shumë i madh gjatë kohës që ai është në fushë për ruajtje.

2.“Shepherdi Gjerman”

gsh

Shepherdi gjerman cilësohet si një qen që nuk e di se çfarë është frika.

Ai është lehtë i adaptushëm dhe konsiderohet qen mbrojtës natyral, gjë që e bën shumë të përshtatshëm për t’iu bashkuar forcave ushtarake dhe policore, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, edhe nese nuk je polic apo ushtar, ai gjithnjë është besnik dhe shok energjik.

Atij i pëlqen të shpenzoj kohë duke luajtur, vrapuar etj.

3. “Poodle”

podl

Ky lloj i qenëve, me qime e fytyrë të bukur, thuhet se bashkë me nivelin lartë të inteligjencës e ka edhe një nivel të lartë të sensit të humorit.

Nese ju jeni duke kërkuar një qen i cili është i përshtatshëm për gara të shkathtësive të ndryshme, atëherë Poodle është zgjidhja juaj e duhur.

4.“Shepherdi Australian”

ash

Shepherdi Australian është një qen i përkushtueshëm dhe që dashurinë e tij e shfaq duke u përkëdhelur në këmbët tuaja, apo edhe duke u ulur në prehërin tënd.

Por jo vetëm kaq, ai është aq i shkathët sa që shkëlqen në çdo garë që përkushtohet, si p.sh. në gara të bindjes, shkathtësive të ndryshme etj.

5.“Golden Retriever”

gr

I buti Golden Retriever është knaqësia e çdo pronari që e posedon atë, por duhet cekur se prapa fytyrës së tij të bukur fshihet një tru i madh.

I krijuar fillimisht për gjueti, ata sot përdoren si qen të përkushtueshëm ndaj familjeve.

Si qenët më lartë, edhe ky është i hapur për çdo aktivitet fizik.

Çdo pronari i duhet vetëm pak kohë ta ushtrojë, ndërsa pjesën tjetër e bën ai. (lajmi.net