5 përdorimet e mbetjeve të kafesë në rutinën tuaj të bukurisë

Me shumë mundësi, njësoj siç bëni çdo ditë pasi pini kafe, mbetjet e kësaj të fundit i hidhni në koshin e mbeturinave.

Lifestyle

22/05/2017 22:29

Ndonëse shumë prej jush mund ta dinë që mbetjet e kafesë ekspres mund të hidhen tek dheu i luleve, ajo që nuk dini është se dhe lëkura apo trupi juaj mund të përfitojnë nga llumi i kafesë nëse e përfshini në rutinen tuaj të bukurisë.

Më poshtë do të lexoni 8 përdorimet e mbetjeve të kafesë për bukurinë, shkruan Living.al.

1. Ndriçoni lëkurën

Kafeja është provuar se është një ilaç për lëkurën e dëmtuar. Maska : mbetje kafeje, pak uje dhe kripë. Aplikoni këtë pastë që përftuar në lëkurën tuaj për të ndihmuar në heqjen e lëkurës së vdekur, pastrimin e poreve dhe zbutjen e vijave të rrudhave.

2. Trajton celulitin

Kafeina në kafe ndihmon qarkullimin e gjakut dhe eleminon ujin e tepërt nga lëkura. Për të përgatitur maskën , përzierni ½ filxhan mbejtje kafeje, 1 lugë gjelle (15 ml) verë,dhe disa pika ekstrakt xhenxhefil dhe ekstraktin e algave të detit *opsionale. Ajo që duhet të bëni është thjesht të fërkoni lëkurën me këtë maskë.

3. Përmirëson tonalitetin e ngjyrës së flokëve

Thjesht përzierni kafe dhe ujë për të formuar një paste. Aplikojeni drejtpërsëdrejti në flokë të sapo larë me shampo dhe flokët e lyer me ngjyrë të errët do të shkëlqejnë si kurrë më parë.

4. Trajton qeskat nën sy

Vendosni nën sy me ndihmën e një nape të pastër, mbetjet e kafesë dhe mbajini për pak minuta. Përsëriteni këtë veprim çdo ditë dhe lëkurës suaj do t’i rikthehet gjallëria

5. Hidratimi i lëkurës

Shumë njerëz e kanë lëkurën e thatë sado krem hidratues të përdorin. Për të patur lëkurë të butë si të një bebi lyejeni trupin me maskën e mëposhtme.

1 filxhan (240 ml) vaj kokosi, 1 filxhan kafe llum kafeje (120 ml) dhe 1 lugë çaji (5 ml) ekstrakt vanilje. /Lajmi.net/