5 minuta suspendim për simuluesit?

Në forumin e trajnerëve të UEFA-së është diskutuar edhe për mundësinë e shqiptimit të një ndëshkimi të ri për futbollistët që simulojnë. Fajtorët të përjashtohen nga loja deri në 5 minuta.

Sport

05/09/2014 10:07

Si do të veprojë UEFA për të ndalur simulimet në stadiumet anembanë Evropës?

Një prej ideve të reja të llojit të ndëshkimit, është e ngjashme me përjashtimin me dy minuta të aplikuar në sportin e hendbollit.

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur se gjatë forumit të trajnerëve të UEFA-së në Nyon të enjten është diskutuar rreth iniciativës.

“Nuk jemi marrë vesh sepse do të ishte një vendim i pazakonshëm por kemi diskutuar rreth saj. Kjo ka qenë një prej temave. Janë disa pro e disa kundër saj. Pa dyshim se simulimet janë sëmundje”, u shpreh Ferguson.