5 minuta ecje çdo orë për një zemër më të shëndoshë

Nëse jeni duke punuar me orë të zgjatura në zyrën tuaj, vendosni një plan për të marrë një shëtitje pesë minutëshe çdo orë në mënyrë që të largoni efektet negative të qëndrimit ulur, thotë një hulumim i ri.

Lifestyle

08/09/2014 19:23

“Ne kemi gjetur se të ecësh pesë minuta çdo orë mund të largojë dëmin e shkaktuar në arteriet e këmbëve gjatë orëve të zgjatura të qëndrimit ulur”, thotë Suarabh Thosar, një studiues nga Universiteti i Shkencës dhe Shëndetit në Oregon.

Kur njerëzit ulen, muskujt nuk kontraktojnë efektivisht pompimin e gjakut për në zemër. Gjaku mund të qëndrojë në këmbë dhe të ndikojë në funksionin e arterieve ose aftësisë së enëve të gjakut për tu zgjeruar nga rritja e rrjedhjes së gjakut, transmeton Lajmi.net.

“Ne kemi treguar se qëndrimi i gjatë ulur dëmton funksionin endotelial, që është një tregues i hershëm i sëmundjeve kardio-vaskulare dhe kjo ecje pesë minutëshe e pengon rënjen në atë funksion”, shtoi Thosar.

Hulumtuesit treguan se gjatë një periudhe tre-orëshe, rrjedhja u ndërmjetësua me zgjerim, apo zgjerimi i arterieve ishte si rezultat i rritjes së fluksit të gjakut, kurse arteria kryesore në këmbë ishte dëmtuar më shumë se 50% vetëm pas një ore.

Pjesëmarësit në studim të cilit kishin ecur për pesë minuta çdo orë e panë se funksioni i tyre arterial kishte mbetur i njëjtë – nuk kishte rënë gjatë periudhës tre-orëshe.

Një i rritur qëndron ulur duke punuar për rreth tetë orë në ditë. Dëmtimi në funksionin endotelial është i rëndësishëm edhe vetëm pas një ore të qëndrimit ulur. Është interesante për të parë se aktivitetet e lehta fizike mund të ndihmojnë në parandalimin e kësaj, transmeton Lajmi.net.