5 milionë euro në ligjin për Obiliqin, ja ku do të investohen

Kryetari i Komunës së Obilqit, Xhafer Gashi në një intervistë për lajmi.net ka folur për ligjin për Obiliqin, komunë kjo që ka fituar rreth 5 milionë euro nga buxheti i Kosovës.

Lajme

10/12/2018 19:07

Gashi ka treguar se tashmë kanë bërë shpërndarjen e mjeteve nga ky ligj, ku janë rreth 5 milionë euro, të cilat do të investohen në këtë komunë.

“Tani më është lajmi i mirë për Obiliqin, sepse në kornizën e dytë buxhetore është planifikuar ligji për Obiliqin dhe ne e kemi bërë shpërndarjen e mjeteve nga ligji dhe janë rreth 5 milionë. Kjo shifër do të varijoj varësisht eksploatimit të thëngjillit, 20 për qind që nga ta vinë në komunën e Obiliqit dhe shpresojmë që kjo do të jetë në rritje, por mbi të gjitha edhe kjo është një shifër bukur e mirë që i krijon mundësi Obiliqt që të bëjë shumë ndryshime”, ka thënë Gashi.

Për më shumë ndiqni intervistën:

YouTube player