5 mënyra të verifikuara për t’u dukur më tërheqës

Tërheqja mbështetet në shumë më shumë se thjesht paraqitja fizike.

Lifestyle

13/02/2016 14:18

Është në mënyrën që e mban veten, njerëzit me të cilët shoqërohesh, se si flet me njerëzit- dhe më shumë më shumë.

1. Jini qesharak

Shumë studime kanë treguar se gratë tërhiqen më shumë nga burrat që mund t’i bëjnë të qeshin.
Në një studim, një psikolog i kërkoi meshkujve të tregonin një shaka miqve të tyre në një bar përderisa një grua është ulur afër tavolinës së tyre- dhe meshkujt që treguan shakatë kishin tri herë më shumë shansa t’ia marrin numrin asaj gruaje se njerëzit që nuk e bënë këtë.

2. Rrethoje veten me miq

Një studim i vitit 2014 nga Universiteti i Kalifornisë në San Dieo zbuloi që njerëzit duken më mirë kur janë në grup.
Kjo ndodh sepse truri ynë i merr fytyrat e një grupi njerëzit në grumbull, duke e bërë çdo fytyrë të duket “e zakonshme”- dhe atraktive- si rezultat.

3. Shmang muhabetet “e vogla”

Në një studim të vitit 1997, psikologu Arthur Aron ndau dy grupe njerëzish dhe i bashkoi ata, duke i dhënë 45 minuta që t’i përgjigjeshin disa pyetjeve, transmeton lajmi.net.
Një pyetje ishte thjesht muhabet “i vogël” (Si je, Si po shkon), dhe tjetra ishte hetuese. Njerëzit që pyetnin pyetje më të thella ndiheshin më të lidhur- dhe një çift ra në dashuri.

4. Bëhu udhëheqës

Njerëzit i tërheq fuqia. Një studim i vitit 2014 gjeti se njerëzit në një grup mendojnë se udhëheqësi i grupit të tyre është më tërheqës se njerëzit që nuk janë në grup.
Drejtori ekzekutiv i një kompanie mund të duket më tërheqës për punëtorët se për njerëzit jashtë kompanisë.

5. Buzëqesh më shumë

Në dy eksperimente, kërkuesit në Zvicër ekzaminuan lidhjen mes tërheqjes dhe buzëqeshjes.
Ata gjetën se sa më e fuqishme buzëqeshja, aq më tërheqëse duket fytyra.
Në fakt, shprehja e lumtur e fytyrës kompneson për një pamje të pakëndshme./lajmi.net