5 mënyra si të fitoni më shumë vizitorë në webfaqen tuaj

Kur është fjala për webfaqen tuaj, ju sigurisht se dëshironi t’i dini të gjitha mundësitë teknologjike për të rritur numrin e vizitorëve në të.

Auto & Tek

10/07/2015 21:13

Nëse përdorni WordPress në webfaqen tuaj, ka disa shtesa për të, të cilat ju ndihmojnë që të promovoni më mirë webfaqen tuaj dhe kështu të rritni numrin e vizitorëve.

Ja cilat janë ato:

1. Sharebar
Sharebar është një shtesë e lehtë për t’u instaluar në WordPress, e cila sinkronizon webfaqen tuaj me rrjetet e mëdha sociale kështu që vizitorët shumë lehtë mund të shpërndajnë përmbajtjen tuaj. Sharebar lidhë artikullin tuaj apo faqen me llogarinë e një personi që përdorë rrjetet sociale dhe krijon një lidhje në mes të llogarive të përdoruesve dhe faqes tuaj. Kjo do të thotë se do të keni një rritje më të madhe të shpërndarjes në rrjetet sociale, e cila është një mënyrë shumë e mirë për të fituar vizitorë, transmeton Lajmi.net.

Ju mund t’i zgjidhni mediat sociale që dëshironi të jenë në dispozicion në këtë shtesë dhe më pas Sharebar i shfaqë ato afër postimeve tuaja. Nëse nuk e keni atë ende, instalojeni.

2. Shtesa “WP to Twitter”
Twitteri është një mundësi e mirë për të fituar vizitorë. Shtesa e quajtur “WP to Twitter” është e njëjtë me idenë e Sharebar, vetëm se kjo shtesë krijon një postim automatik të përmbajtjes tuaj në llogarinë tuaj në Twitter. Me këtë shtesë ju nuk do të keni nevojë më që të kopjoni linqet për t’i postuar më pas ato në Twitter, pasi kjo e bën këtë për ju në mënyrë automatike.

3. Scribe
Marketingu i përmbajtjes është një vegël mjaft e mirë në renditjen më të lartë të SEO-s. Kjo është ajo çfarë një vegël kaq e mirë si Scribe mund të bëjë për ju. Kjo shtesë ju ndihmon me pjesën kërkimore të strategjisë së përmbajtjes tuaj. Ka një funksionalitet të kërkimit të cilin mund ta përdorni për të shkruar përmbajtjen më të mirë që përputhet me termat që kërkohen më së shumti në botë, transmeton Lajmi.net.

Duke e përafruar përmbajtjen tuaj me termat më të mirë të kërkimit përreth internetit, shtesa Scribe ju ndihmon jo vetëm që të krijoni përmbajtje të vlefshme, por ju ndihmon të krijoni përmbajtjen më të rëndësishme në renditjet e kërkimit.

Kjo shtesë gjithashtu ofron një vegël lidhëse për faqe e cila ju ndihmon që të gjeni blogerë dhe webfaqe me tema të ngjashme, tituj dhe faqe të ngjashme me ato të tuajat, kështu që kjo shtesë potencialisht mund të ju ndihmojë shumë që të fitoni vizitorë.

4. Komentet e Facebook
Postimet të cilat kanë shumë komente janë një mënyrë e mirë për të fituar popullaritet. Bëjeni më të lehtë për njerëzit që të komentojnë në postimet dhe përmbajtjet tuaja duke i lejuar ata që të komentojnë përmes Facebook direkt në faqen tuaj, me shtesën ‘Facebook Comments’.

Jo vetëm lexuesit do të mund hynë për të komentuar në faqen tuaj përmes llogarive të tyre në Facebook, por sapo ata të hynë për të komentuar, ata shumë lehtë mund t’i shpërndajnë dhe t’i postojnë përmbajtjet e faqes tuaj në llogaritë e tyre dhe kështu të krijohet një përvojë e jashtëzakonshme.

5. Websitez Mobile Optimization
A e dini se, sipas CNN, shfletimi me celularë ka kaluar atë me laptopë dhe kompjuterë në vitin 2014? Edhe pse ekziston një fakt i tillë, shumë biznese nuk e kanë një shtesë të tillë në webfaqen e tyre. Një webfaqe e cila nuk e ofron versionin mobil nuk do të pëlqehet, dhe kështu kjo do të bëjë që vizitorët të bien dukshëm.

Me shtesën “Websitez Mobile Optimization”, ju do të jeni në gjendje që shumë lehtë të ndërtoni një version për celularë të webfaqes tuaj, për vetëm $50.

Ky është një investim i cili mund të sigurojë më shumë vizitorë në faqen tuaj, padyshim.