5 mënyra si të dukeni më atraktivë, sipas shkencës

Bazuar në pikëpamjet e evolucionit, ne tërhiqemi nga njerëz të cilët i perceptojmë si të bukur, ata që kanë tipare simetrike të fytyrës, sy të mëdhenj sepse tregojnë që kanë gjene të mira.-transmeton arbresh.info.

Lifestyle

20/02/2017 08:00

Megjithatë ka gjëra që secili mund ti bëjë për ta përmirësuar pamjen:

1. Rrini me shokë

Ju dukeni më mirë se jeni në shoqërinë e miqve se sa nëse jeni vetëm, thonë psikologët. Kjo sepse ne marrim mesataren e atraktivitetit të fytyrave dhe një gjë të tillë mund ta shfrytëzojnë njerëzit me tipare jo fort të mira.

2. Buzëqeshni më shumë

Bukuria e njerëzve, erdhën në përfundim hulumtuesit, theksohet nga shprehjet e tyre të fytyrës. Këtu hyn edhe kualiteti i dhëmbëve. Sa më e madhe dhe më e bardhë buzëqeshja aq më të bukur duken njerëzit.

3. Vishuni kuq

E kuqja është ngjyra e zemrave, trëndafilave, dhe çdo gjëje që asocion në dashuri. Në eksperimente të ndryshme, pjesëmarrësit shikuan fotografi të femrave të njëjta të veshura me të kuqe dhe ngjyra tjera. Dhe ato të cilat ishin veshur kuq, u konsideruan më atraktive.

4. Ndryshoni ngjyrën e zërit

Mënyra se si ju flisni luan një rol të rëndësishëm nëse konsideroheni atraktivë apo jo. Në një studim të Universitetit të Londrës, hulumtuesit erdhën në përfundim se femrat me zë më të lartë konsiderohen më atraktive. Kjo sepse një zë i hollë asocion me tipare të imta fizike.

5. Zhvilloni sensin e humorit

Të dy gjinitë, meshkuj dhe femra pëlqejnë njerëzit me sens humori, sidomos nëse duan të hynë në lidhje. Femrat zakonisht i pëlqejnë meshkujt që mund ti bëjnë ato të qeshin, ndërsa meshkujt femrat që qeshin me shakatë e tyre./arbresh.info