5 mënyra si të bëni që fotografitë të zënë më pak hapësirë në iPhone

Njëra nga ankesat më të mëdha në pajisjet iOS është mungesa e hapësirës. Shumë njerëz blejnë iPhone 8GB ose 16GB, dhe më pas shumë shpejtë e gjejnë veten para një mungese të hapësirës në iPhone.

Auto & Tek

23/06/2015 18:34

Por, ka disa mënyra të cilat ndihmojnë në zgjerimin e hapësirës në pajisjen tuaj iOS, dhe asnjëra nga këto mënyra nuk kushton. Ju mund të lironi hapësirë në pajisjen tuaj edhe duke i fshirë fotografitë, por nuk besojmë se kjo është ajo që dëshironi.

Sidoqoftë, këto janë disa mënyra për të liruar hapësirë në iPhone-in tuaj për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar më parë:

1. Shkurto librarinë e fotografive
Metoda më e thjeshtë e Apple është t’i transferoni fotografitë dhe videot tuaja nga iPhone në iCloud. Këto fotografi do të jenë të dukshme në aplikacionin Photos, si parashikime të vogla. Nëse klikoni më pas në të për ta hapur, aplikacioni do ta shkarkojë atë nga iCloud, edhe pse në disa raste mund të ketë një kopje lokale.

Sidoqoftë, kjo zgjidhje mund të jetë jo e mirë nëse keni lidhje të dobët të internetit apo plane të kufizuara të të dhënave. Për ta aktivizuar këtë, shkoni në Settings > Photos & Camera në iPhone apo iPad. Tani zgjidhni Optimise iPhone Storage.

iCloud i Apple ofron vetëm 5GB pa pagesë, por ju mund të merrni edhe 20GB për vetëm 1$ në muaj, transmeton Lajmi.net.
optimise_iPhone_storage_iOS

2. Hapësira në Cloud
Kufizimi prej 5GB në iCloud është pak jo bindës, dhe nëse nuk dëshironi që të paguani për të, ka opsione të Cloud që mund t’i përdorni. Flickr ju lejon që të ngarkoni fotografi dhe video deri në 1TB pa pagesë. Flickr i ngarkon fotografitë në mënyrë automatike, me mundësinë për të ndërruar privatësinë e tyre apo për t’i shpërndarë ato pa nevojën e ri-shkarkimit.
google_photos_ipad_itunes

Google Photos është gjithashtu një alternativë e mirë dhe që ofron hapësirë të pakufizuar për ju.

3. Workflow
Workflow është një aplikacion shumë i mirë për iOS. Njëra nga shumë gjëra që ai mund të bëjë është ndryshimi i madhësisë së fotografive. Pasi ta shkarkoni atë, shtojeni në ikonat e ekranit kryesor – dhe kur e përdorni atë, ju mund t’i zgjidhni të gjitha fotografitë nga libraria dhe t’u vendosni atyre çfarëdo rezolucioni për të reduktuar hapësirën që zënë ato.
workflow_resize_image_screen

4. Aplikacionet e tjera
Ka shumë aplikacione të tjera pa pagesë që ju lejojnë të ndryshoni madhësinë e fotografive tuaja, duke bërë që të zënë më pak hapësirë. Shrink My Pictures është një tjetër aplikacion i cili ju lejon të ndryshoni madhësinë e fotografive. Ju do të jeni në gjendje që të zgjidhni shumë fotografi për t’ua ndryshuar madhësinë shumë lehtë. Më pas, ju do të jeni në gjendje që t’i fshini ato apo t’i ktheni në origjinalitetin e tyre, transmeton Lajmi.net.
shrink_my_pictures_itunes

5. Dërgoj fotografitë në Mail
Kjo është një tjetër mënyrë për të reduktuar madhësinë e librarisë së fotografive. Ju mund ta hapni aplikacionin Mail, të kompozoni një mail të ri, dhe të bashkëngjitni fotografitë. Më pas, do të shihni një paralajmërim i cili ju pyet nëse dëshironi t’i dërgoni ato në madhësinë origjinale apo në rezolucion më të dobët. Zgjidhni një rezolucion më të dobët dhe dërgoni ato si mesazh vetes. Aplikacioni ju lejon që t’i bashkëngjitni 5 fotografi përnjëherë.