5 mënyra shkencore për ta bërë për vete secilën vajzë

Shkenca pretendon se i ka përgjigjet për gjithçka ose të paktën premton t’i gjejë.

Lifestyle

29/03/2016 19:55

Ka një numër studimesh mbi disa këshilla dhe teknika interesante për të tërhequr secilën vajzë që ju pëlqen. Lajmi.net ju sjell një listë të disa prej tyre:

  1. Ji interesant

Të dukesh mirë nuk të çon aq larg. Truri njerëzor është si gjarpër i uritur që duhet të ushqehet gjatë gjithë kohës. Pamja nuk mjafton, duhet t’i mbash gjërat interesante dhe intriguese dhe të vazhdosh të zhvillohesh si njeri. Bëje më të mirën tënde dhe angazhohu me aq sa mundesh. Mos u mundo vetëm të përshtatesh, interesoje aq sa duhet që të dojë të flasë me ty.