5 mënyra për të pasur një energji më pozitive në shtëpi

Arti i lashtë kinez në të jetuarit në harmoni me mjedisin tuaj mund të ndihmojë të përmirësoni energjinë në shtëpinë tuaj dhe në të njejtën kohë të vendosni një ekuilibër e të jeni më të gëzueshëm. “Feng Shui është të krijosh një hapsirë e cila është jo vetëm e këndshme për syrin tuaj, por e…

Lifestyle

01/03/2014 21:15

Arti i lashtë kinez në të jetuarit në harmoni me mjedisin tuaj mund të ndihmojë të përmirësoni energjinë në shtëpinë tuaj dhe në të njejtën kohë të vendosni një ekuilibër e të jeni më të gëzueshëm.

“Feng Shui është të krijosh një hapsirë e cila është jo vetëm e këndshme për syrin tuaj, por e këndshme edhe për të gjitha shqisat tuaja, në mënyrë që ta pasuroni jetën tuaj.”.

Si jetojmë ne ka një ndikim te madh në atë se si do të jenë përvojat tona në të ardhmen.

Kur ju i aplikoni parimet e Feng Shiu në shtëpinë tuaj, ju mund të keni një vit më të mirë dhe më atraktiv.

Nëse shtëpia juaj është në rrëmujë dhe ka një mobilim të dobët, parimet e feng shui do të bëjnë që jeta jote të ketë më pak pengesa dhe me më shumë mundësi për ta përmirësuar atë.

Duke bërë disa ndryshime të vogla ju do të rigjallëroni jetën tuaj.

Këtu kemi gjashtë këshilla të thjeshta për të filluar:

1.Ngjyrosni muret e shtëpisë me ndonjë ngjyrë. Ngjyrat janë të bukura për sy dhe ndihmojnë në përmirësimin e energjisë tuaj.

2.Rregulloni gjërat e juaja personale, sepse shpesh herë harrojmë se ku i kemi lënë pastaj bëhemi nervoz dhe bëjmë shumë rrëmujë.

3.Vendosni bimë brenda shtëpisë dhe ujitini pastaj ato, sepse ujitja është formë relaksi dhe sjellë energji pozitive.

4.Poziciononi mobiliet e shtëpisë në atë mënyrë që ju pëlqen juve dhe jo në atë se ku zënë më pak hapsirë.

5.Përdorni vajra esenciale për ta arritur lumturinë.

Vajrat esencial mund të ndihmojnë qartë në përmirësimin e energjisë pozitive dhe largimin e asaj negative.

Vendosni ujë të destiluar në një shishe, shtoni 3-6 pika të vajit dhe pastaj spërkateni ajrin me të.