5 mënyra për një masazh seksi

“Masazhet sensuale inkurajojnë të dashuruarit të jenë të hapur me pjesët e tyre të trupit, të cilat kanë turp t’i ekspozojnë lirshëm gjatë marrëdhënieve seksuale. Këtu keni 5 hapa sesi të bëni një masazh sensual dhe te paharruar”, ishin fjalët e Gordon Inkeles, autor i librit ‘The New Sensual Massage’. Krijoni hapësira Një shtrat i…

Lifestyle

15/03/2014 19:53

“Masazhet sensuale inkurajojnë të dashuruarit të jenë të hapur me pjesët e tyre të trupit, të cilat kanë turp t’i ekspozojnë lirshëm gjatë marrëdhënieve seksuale. Këtu keni 5 hapa sesi të bëni një masazh sensual dhe te paharruar”, ishin fjalët e Gordon Inkeles, autor i librit ‘The New Sensual Massage’.

Krijoni hapësira

Një shtrat i butë mund të jetë një vend i mirë për të dashuruarit, por vendi ideal për masazh është një vend i fortë, i sheshtë dhe i qëndrueshëm. I dashuri i juaj duhet të ndihet shumë i qetë dhe i relaksuar gjatë pranimit të masazhit, andaj duhet të shtrihet në vende të forta. Një shtrat i butë mund të jetë i sikletshëm për një gjë të tillë.

Lyeje me vaj

Pasi t’i keni zbutur duart dhe t’i keni nxerë, atëherë ju preferojmë që të vazhdoni me vaj. Duhet ta lyeni tërë trupin e tij dhe të filloni ta masazhoni ngadalë dhe rëshqitshëm. Ndoshta këto gjëra mund të jenë mjaftë erotike, por ata janë shumë pozitive sipas Steve Capellin, i cili ka lincencë në terapinë e masazheve.

Fokusoni një pikë

Tashmë ka ardhur koha që ju të fokusoni një pikë të trupit të tij – fokusojeni me të vërtetë . Nëse ai dëshiron që t’i ledhatoni këmbët, atëherë jepini atyre një trajtim mbretëror. Ose bëje më të thjeshtën: Pyete atë se ku dëshiron që ta prekni.

‘Luani’ me duar në trupin e tij

Duart tuaja nuk duhet të pushojnë assesi. Ngjesheni, fërkojeni, lëmojeni trupin e tij, pasi kjo është njëra ndër pikat më sensuale gjatë një masazhi seksi.

Fokusohuni në ndjenja

Masazhet intime nuk kanë lidhje me perfeksionin, kështu që mos u brengosni nëse nuk jeni duke e bërë mirë atë. Mundohuni të qëndroni në moment.

Kualiteti i prekjes tuaj është më e rëndësishme se teknika – tha Morrison Horan, autor i ‘Connecting Through Touch’. Masazhi është një gjë që ka lidhje me emocionet, ta prekni partnerin tuaj me synim, dhe t’i kushtosh kujdes reagimet e tij. Cfarë mund të jetë më seksi se një gjë e tillë?