5 lojtarët e Milanit që duhet t’i vëzhgojmë në 2015-16

Skuadra e Milanit ka arritur të sjellë në skuadër lojtarë mjaft cilësor dhe pritet që më në fund të rikthehet në majat e futbollit italian.

Sport

10/08/2015 21:02

Analistë të ndryshëm duke u bazuar edhe nga paraqitjet para-sezonale kanë zgjedhur 5 lojtarët e Rosonerëve

që ia vlen t’i vëzhgojmë gjatë edicionit 2015-16.

Luca Antonelli

Kaloi periudhë fantastike si i huazuar nga Genoa edicionin e kaluar për gjashtë muaj dhe tani Milani ka mundësi për blerjen e kartonit të plotë të tij. Mbrojtsi italian i krahut të majtë duket tejet stabil dhe
mund të jetë çelësi i sukseseve të Rosonerëve në edicionet e ardhshme.

Carlos Bacca
Pas shumë mundimeve Milani arriti transferimin e një sulmuesi me kualitete të mëdha siq është rasti i kolumbianit Bacca. 21 milionë funte për transferimin e një sulmuesi të ftohtë dhe efikas janë absolutisht të qëlluara nga drejtuesit e klubit italian.

Giacomo Bonaventura

I ardhur nga Atalanta arriti të impresionoj me fanelën e Milanit, por tani me trajnerin e ri
Bonaventura duhet të luftojë për vendin e tij në skuadër pasi Keisuke Honda ka treguar paraqitje
mjaft të mira në ndeshjet para-sezonale.
Rodrigo Ely

Milani kishte nevojë edhe për një mbrojtës kualitativ dhe arritën marrëveshje për transferimin e Alessio Romagnoli nga skuadra e Romës, por edhe një 20 vjeçar si Ely mund të bëj punë të mëdha te gjigandi italian.

M’Baye Niang

20 vjeçari francez nuk ka lënë ende gjurmët e tij me Rosonerët , pasi u huazua shumë edicione në klube të ndryshme europiane. Megjithatë lojtari ka vazhduar kontratën e tij deri më 2019 dhe në ndeshjet para-sezonale u inkuadrua shpesh nga Sinisa Mihajlovic.