5 lojërat më të frikshme të vitit

Pasi që sot është Halloween, ju sjellim 5 lojërat më të frikshme të vitit.

Fun

31/10/2014 18:03

Një valë e re e eksperiencave tramutaike përmes lojërave horror filloi në vitin 2014, duke sjellur frikën digjitale tek çdo njeri dhe tek çdo sistem.

Nëse keni për qëllim që ta frikësoni veten sonte ose ndonjë mik, është mirë që t’ia hidhni një sy këtyre lojërave të frikshme.

1. Alien: Isolation (E përshtatshme për PC, PS4, Xbox One)
Alien Isolation

Lajmi i keq: Një grabitqar do të ju ha juve. Lajmi i mirë: Nuk ka lajm të mirë.
Do të grabiteni nga një alien dhe nuk ka asgjë që mund të bëni për këtë, edhe pse ju mund të fshiheni në një dollap me kyç dhe të shpresoni se ai do të largohet. Në këtë lojë zhvillohet një atmosferë jashtëzakonisht e pabesueshme që e bënë këtë lojë njërën nga më të frikshmet e këtij viti.

2. PT (E përshtatshme vetëm për PS4)
PT

PT do të thotë “ngacmuesi i lojës”, dhe në të vërtetë, kjo lojë horror ishte menduar fillimisht vetëm për të vënë bazën për lojën e ardhshme ‘Silent Hill’. Por, me përmbajtjen trishtuese që e ka, me disa kërcime frikësuese dhe një koridor të çmendur, PT është mjaft tmerruese.

3. Five Nights At Freddy’s (E përshtatshme për PC, Android dhe iOS)
Five Nights

Nuk frikësoheni nga kafshët e animuara? Atëherë nuk ka kuptim që të luani këtë lojë, e cila ju futë në një tmerr nga një rojtar nate në një restorant picash. Puna e juaj? T’i mbani sytë hapur mbi celularët e pashpjegueshëm robotë. Puna e tyre? Që të hynë fshehurazi në dhomën e kontrollit dhe t’ju vrasin.

4. The Evil Within (E përshtatshme për PC, PS4, Xbox One)
The Evil Within

Nga organizatori i ‘Resident Evil’ Shinji Mikami, vjen edhe një lojë tjetër horror që ka për temë mbijetesën. Ju jeni një agjent që i heton vrasjet e frikshme në një spital, por që shpejt bini në një grumubll të qenëve mutantë, mermiangave me kokë njeriu si dhe një maniaku me një sharrë elektrike me zingjirë. Përderisa luajtja e kësaj loje është argëtuese, emri ‘Djalli Brenda’ tingëllon frikshëm, duke ju lënë të zgjuar për disa javë.

5. Outlast (E përshtatshme për PC, PS4, Xbox One)
Outlast

Spital psikiatrik të rrënuar, tre protagonist – kjo është loja që duhet ta keni për çdo Halloween. Me pajisjen e vendosur për të parë natën, kjo lojë do të ju bëjë që të lëkundeni nga frika. Provojeni dhe shikojeni se sa gjatë mund ta luani.