5 gjërat që rrudhat i tregojnë për shëndetin tuaj

Ju mund të provoni t’i largoni rrudhat me produkte kozmetike, apo mund t’i pranoni ato thjeshtë si një pjesë e plakjes. Por, rrudhat në disa raste mund të tregojnë edhe probleme shëndetësore.

Lifestyle

02/09/2015 12:56

Këto janë 5 gjërat që rrudhat i thonë për shëndetin tuaj:

1. Jeni në rrezik nga osteoporoza
Lëkura juaj mund të jetë një ‘dritare’ për në eshtrat tuaj, sipas një studimi në vitin 2011. Hulumtuesit shikuan më shumë se 100 gra të 40’ave dhe të 50’ave dhe gjeti se ato të cilat kishin rrudha më shumë kishin edhe densitet më të dobët të eshtrave.

2. Keni një sëmundje të zemrës që është në një fazë të hershme
Një rrudhë diagonale në skajin e veshit tuaj mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për një sëmundje të zemrës. Në fakt, personat me këtë rast – të njohur si shenja e Frankut – kishin më shumë gjasa që të shfaqin probleme të zemrës gjatë një skanimi CT se sa njerëzit të cilët nuk e kishin këtë problem, thuhet sipas një studimi të bërë nga Spitali Cedars-Sinai në Los Anxhelos. Një tjetër teori është se rrudhat shkaktohen nga kolapsi i enëve të vogla të gjakut në skajin e veshit, dhe ky është vetëm një reflektim i ndryshimeve në enë të gjakut përreth zemrës, transmeton Lajmi.net.

3. Keni një presion të lartë të gjakut
Gratë të cilat duken më të reja në vitet më të vonshme të tyre kanë një presion më të ulët të gjakut, thuhet sipas një studimi të bërë nga Universiteti Mjekësor Leiden në Holandë. Studimi gjithashtu gjeti se edhe meshkujt si femrat kishin më pak gjasa të zhvillonin rrudha në fytyrë nëse kishin presion më të ulët të gjakut.

4. Keni shumë stres
Doktorët thonë se brengosja e tepërt mund të ju dhurojë rrudha. Kur jeni të shqetësuar vazhdimisht, trupi juaj liron sasi të mëdha të hormonit të stresit, i cili shkatërron kolagjenin në lëkurën tuaj.

5. Po hani shumë sheqer
Kur hani gjëra të ëmbla, sheqeri lidhet në proteinat në trupin tuaj për të shkatërruar kështu kolagjenin dhe elastinin, dhe kjo mund të çojë edhe në më shumë rrudha dhe vija në fytyrë. Nëse dëshironi të hani ëmbël, hani më shumë fruta. Hulumtuesit thonë se shumica e frutave kanë veti anti-plakje, që do të thotë se ato mund të përmirësojnë lëkurën apo të largojnë dëmin e bërë në lëkurën tuaj nga sheqeri. (Lajmi.net)