5 gjërat që njerëzit e fortë mendërisht nuk i thonë kurrë

Ndonjëherë, thellë-thellë, e dimë që zgjedhja që po bëjmë nuk është më e mira. Por në vend se të ndërrojmë rrugë, ne themi disa arsyetime për t’i justifikuar veprat tona.

Lifestyle

12/03/2016 15:56

Domethënë, i bëjmë një gropë më të madhe vetes, transmeton lajmi.net. Çdo njëri nga ne sillet impulsivisht ndonjëherë ose nuk i konsideron rreziqet. Ja disa arsyetime që i përdorim për t’i justifikuar zgjedhjet tona të këqija:

“Unë meritoj të jem e lumtur.”

Nëse dikush e çon një vetull për partnerin aktual të shoqes së saj, një këshillues biznesi e paralajmëron klientin për rreziqet e borxhit, dëgjuesi në anën tjetër përgjigjet duke thënë, “Por unë meritoj të jem i lumtur!”. Edhe pse sigurisht që meritoni të jeni të lumtur për të ndjekur një stil jete të lumtur dhe të shëndetshëm, kjo fjali shpesh thuhet nga ata që me shumë gjasa do ta sabotojnë lumturinë e tyre afat-gjate.

“Më mirë lutem për falje se sa të marr leje.”

Kur jemi në prag të thyerjes së disa rregullave me qëllim, ose t’i injorojmë kufitë më larg se sa duhet, është shumë tunduese të kemi këtë lloj mendimi. Por nëse në të vërtetë po bën atë çfarë duhet, pse duhet të kërkosh faljë? Kjo është një mënyrë passive-agresive për të shmangur konfrontimin.

Para se të vazhdoni, konsideroni pasojat e mundshmë të sjelljeve tuaja, duke e përfshirë faktin se si do ta dëmtone një lidhje tuajën. Nëse besoni në diçka aq sa duhet, vazhdoni përpara me vetëbesim.

“Kam vetëm një jetë.”

Ironikisht, kjo përdoret nga njerëzit pak para se ta vendosin jetën e tyre në rrezik: A duhet të kërcej nga kjo majë e lartë mali në ujin me gurë? Kam vetëm një jetë. A duhet ta ha edhe një copë tortë? Kam vetëm një jetë.

Një jetë e pasur dhe e plotë zakonisht zakonisht kërkon një balance delikat mes rrezikut dhe shpërblimeve afat-gjate. Matini rreziqet dhe merrni kohë të konsideroni se si ky lloj i të menduarit mund të ndikojë tek jeta juaj në të ardhmen.

“Thjesht po tregohem i sinqertë.”

Ndonjëherë, kur na thonë që jemi të pasjellshëm apo kemi thënë diçka të keqe, njerëzit arsyetohen për to me dëshirën për të qenë të sinqertë. Edhe pse e vërteta dhemb ndonjëherë, nuk keni nevojë të jeni aq të vrazhdë.

Para se të jepni një kritikë, balanconi dëshirën qe të jeni direkt me të drejtën e tjetrit që të trajtohet me respekt.

“Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit.”

Edhe pse është e shëndëtshme të shmangim tendencën për t’i kënaqur të gjithë, kjo nuk do të thotë që duhet të jemi të pakujdesshëm për atë çfarë mendojnë të tjerët. Një shpërfillje komplete për ndjenjat e të tjerëve është zakonisht një indikim të një çrregullimi të personalitetit. E vërteta është që neve duhet të na interesojë për kujdesin e të tjerëve ndaj nesh./lajmi.net