5 gjërat që mund të bëni kur jashtë bie borë

Nuk ka asgjë më të keqe se të ngulitesh në shtëpi kur jashtë mban kohë e keqe.

Fun

17/01/2016 00:00

Për disa nga ju mund të jetë pozitive sepse anulohet dita e shkollës, ose e punës, por për shumë nga ju mund të jetë e bezdisshme sepse humbni mjaft kohë për të kryer një punë të rëndësishme. Lajmi.net ju ofron një listë gjërash që padyshim so do jua bëjë këtë një eksperiencë të mirë.

1. Mund të shikoni filma
Mblidhuni me familjen ose me partnerin dhe zgjidhni një film të bukur, ose një maratonë filmash. Shoqërojeni me një gotë kakao dhe ja ku e keni, pasditja e përkryer e një dite të ftohtë. Hidhini një sy kësaj liste filmash nga lajmi.net.

2. Lexoni libra
Keni dhjetëra libra në raftin tuaj që i keni blerë dhe koha asnjëherë nuk mjafton për t’ja filluar leximit? Këtë mund t’a bëni tani. Zgjidhni librin që tingëllon më tërheqës për ju dhe filloni ta lexoni. Mund ta habisni veten me kohën që do gjeni për ta përfunduar, pasi t’ja filloni si duhet.

3. Ndërtoni dordolecin
Edhe nëse ju duket se jeni rritur shumë për të ndërtuar një dordolec, do çuditeni sa shumë do ju relaksojë kjo. Merrini fëmijët ose partnerin, vishni rrobat më të trasha dhe dilni jashtë në borë. Sigurisht që mund ta shpërndani një foto të veprës së artit me miqtë nëpër rrjete sociale.

4. Provoni një recetë të komplikuar
Zakonisht kur jemi në punë ose/dhe shkollë, marrim ushqime jashtë shtëpisë ose mundohemi të bëjmë diçka shumë të shpejtë. Tani, pas keni më shumë kohë, nxirreni librin e recetës që nuk e përdorni pothuajse kurrë dhe gjeni ndonjë gjë të shijshme të cilën gjithmonë keni dashur ta provoni. Ose, sigurisht, mund të gjeni me miliona receta online.

5. Shpenzoni kohë me më të dashurit tuaj
Të ankoheni se jashtë bën mot i keq dhe nuk mund të dilni, nuk i ndihmon askujt. Kështu që, gjëja më e mirë për të bërë është ta anashkaloni këtë fakt sepse është jashtë kontrollit tuaj dhe të fokusoheni te familja juaj.

Pyetini se si po shkon gjithçka, a kanë ndonjë shqetësim, jepini një puthje ose një përqafim. Do habiteni sa shumë mund të fsheh dikush brenda vetes për shumë kohë, pa e ditur as vetë. Kjo do ju sjellë bashkë edhe më shumë, dhe do ndiheni shumë më mirë./lajmi.net