5 gjërat që ju ndodhin femrave që duken më të reja se që janë

Ka shumë femra të cilat duken më të reja se që aktualisht janë. Shpesh këto femra, në të 30'at e tyre, duken sikur janë ende në shkollë të mesme, dhe kështu ngacmohen nga meshkujt e shkollave të mesme - një dilemë kjo e cila ndodh kur një femër duket më e re se që është.

Lifestyle

21/11/2015 21:38

Kështu, këto janë 5 gjërat që këtij lloji të femrave ju ndodhin më së shpeshti:

1. Duhet ta tregojnë letërnjoftimin në diskoteka
Po, kjo ju ndodh shumë shpesh. Femrave që duken të reja në pamje edhe pse janë ndoshta 30 vjeç, ju kërkohet që ta dëshmojnë se janë aq të vjetra sa thonë, duke e shfaqur kartën e identifikimit.

2. Njerëzit shpesh mendojnë se keni një letërnjoftim të rrejshëm
Kështu, për ta vërtetuar këtë, ju pyesin për datën e lindjes dhe mbiemrin, për t’u siguruar se nuk keni një kartë të rrejshme të identifikimit, transmeton lajmi.net.

3. Ngacmohen nga meshkujt e shkollave të mesme
Shpesh, meshkujt e ri, ata të shkollave të mesme, ju shikojnë dhe ju buzëqeshin – madje edhe ju ngacmojnë, duke menduar se jeni moshatarë.

4. Njerëzit ju thonë “sa mirë që dukesh më e re”
Nganjëherë është e mërzitshme – sidomos kur ju trajtojnë sikur jeni ende e re, por pastaj e dini se nuk keni çfarë të bëni, veç se të kënaqeni me faktin se jeni 10 vite para tyre, por e re.

5. Kur shkoni për t’i rregulluar flokët, floktarja ju pyet “a e keni mbrëmjen e maturës?”
Po, kjo është e vërtetë, ju ka ndodhur shumë femrave. Shpesh floktaret kanë menduar se një femër e tillë nuk e ka përfunduar maturën ende. (lajmi.net)