5 gjërat që duhet t’i bëni çdo mëngjes në shtrat, për t’u ndjerë mirë gjatë gjithë ditës

Mënyra se si zgjoheni në mëngjes nga shtrati ka ndikim në atë se si ndjeheni gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës.

Lifestyle

23/10/2015 22:36

Bëni një zgjatje
Mbajeni veten në pozitën e një fëmije për disa minuta. Bëjeni atë një pikë për t’i shtrirë secilën nga gjymtyrët tuaj, qafën dhe supet, në mënyrë rutinore. Mënyra se si të kesh një trup të shëndetshëm dhe jo-të stresuar është të bëni një zgjatje në mëngjes. Bëjeni këtë çdo ditë dhe zgjojeni trupin plotësisht nga gjumi.

Mbani një moment qetësie
Përpara se të vendosni të dilni nga shtrati për të pirë një kafe, sigurohuni që vetëm të zgjoheni dhe të qëndroni në shtrat ashtu të shtrirë për disa minuta, para se të gjitha mendimet se çfarë duhet të bëni sot të fillojnë të shfaqen.

Zgjohuni ngadalë
Në vend se të zgjoheni shpejtë, zgjohuni ngadalë duke u ulur në qosh të krevatit për disa minuta dhe duke marrë frymë thellë. Kjo do t’i ndihmojë trupit tuaj që të relaksohet dhe të zgjohet plotësisht nga gjumi.

Pini kafe në shtrat
Uluni në shtrat dhe pini një kafe dhe relaksohuni për disa minuta. Pini atë teksa lexoni diçka apo përderisa bëni çfarë të dëshironi.

Përkëdheluni me partnerin (nëse keni)
Nëse zgjoheni 15 minuta më herët vetëm për t’u përkëdhelur me dikë që e dashuroni, vazhdoni ta bëni këtë. Vetëm bëjeni atë, për shkak se është më mirë se vetëm një puthje në mëngjes para se të dilni nga dera e shtëpisë. Është magjike dhe e bukur dhe çdo partner e meriton këtë. (lajmi.net)