5 gabimet që i bëni në takimin e parë

Takimet mund të jenë edhe të tmerrshme. Veçanërisht kur takoheni me një të panjohur apo me dikë që vetëm keni biseduar në internet, takimi mund të mos shkojë aq mirë dhe të ju marr kohë derisa të ‘çliroheni’ për ta bërë më të mirën tuaj.

Lifestyle

15/10/2015 18:09

Kështu, varësisht se çfarë tipi jeni, më poshtë kemi mbledhur 5 gabimet që njerëzit i kanë bërë në takimin e parë, dhe që ju nuk duhet t’i bëni.

1. Të shtiresh kinse të intereson ajo çfarë ai/ajo thotë
Në takimin e parë, shumica e njerëzve presin vetëm që personi tjetër të bëj pyetje apo të flasë diçka për ta ‘ndezur’ bisedën. Kështu, njerëzit shpesh nuk i kushtojnë vëmendje asaj çfarë personi tjetër në takim tregon – gjë që mund të jetë shumë e keqe. Kur dilni në takim të parë, bisedoni dhe ndjehuni të lirë dhe kushtoni vëmendje bisedës.

2. Nëse e lejoni vajzën të paguaj
Edhe vajzat mund të paguajnë, por jo në takimin e parë. Ju nuk duhet ta lejoni atë të paguaj edhe nëse ajo dëshiron ta bëjë këtë – për shkak se ju duhet të jeni xhentëlmeni. Thjeshtë thuaj se do të paguash ti dhe se gjithçka është në rregull me pagesën.

3. Nëse vonoheni në takim
Meshkuj, sinqerisht nuk duhet të vonoheni në takimin e parë dhe ta lini vajzën që të ju presë. Kjo nuk duhet të ndodhë për shkak se ju nuk jeni femër e cila sigurisht se dëshiron të rregullohet dhe të vendosë grim dhe t’i rregullojë flokët. Edhe më keq është nëse shfaqeni vonë në takim pa paralajmëruar se do të vonoheni, andaj bëni kujdes, sepse në të kundërtën nuk do t’i lini përshtypje asaj.

4. Nuk duhet të qeshni me gjithçka që ajo/ai thotë
Kur dilni në takim të parë, duhet të mbani pak më shumë qëndrim. Nuk duhet të qeshni për çdo gjë që ajo/ai ju thotë. Edhe nëse jeni një tip qesharak, ju duhet të tregoheni të sinqertë në takimin e parë, pasi që në këtë mënyrë ajo/ai do të presë më shumë nga ju.

5. Të përdorni celularin
Të përdorësh celularin përderisa je në takim të parë me dikë është me të vërtetë e tmerrshme. Mos mendoni se arsyetimet ‘shefi’, ‘prindërit’ apo një ‘mik’ që po ju shkruajnë mund ta përmirësojnë situatën. Vetëm nëse jeni doktor atëherë ju falet, sepse mund të keni ndonjë punë të rëndësishme, përndryshe nuk është në rregull që ta përdorni atë shumë në takimin e parë. (lajmi.net)