5 gabimet që bëjmë gjatë larjes së fytyrës

Veprimet që ne i bëjmë çdo ditë e madje disa herë në një ditë të vetme janë të pakta e ndër to është larja e fytyrës.

Lifestyle

05/04/2016 14:11

Duke qenë një rutinë, mendoni se të lash fytyrën është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni dhe nuk keni se ku të gaboni.

Ujë, sapun larës fytyre dhe një peshqir, si mund të shkojë keq? Të gjithë ne kemi metodën tonë të preferuar të pastrimit të lëkurës, por ka gjasa të jeni duke gabuar e pa e kuptuar kjo shkakton acarim e tharje të lëkurës.

Nëse jeni duke bërë një nga gjërat e mëposhtme ju jeni duke e larë fytyrën tuaj gabim.

Nuk i lani duart para se të lani fytyrën
Nuk pastroni grimin përpara se ta lani fytyrën me ujë.
Jeni duke e larë fytyrën me ujë shumë të nxehtë.
Përdorni larësin e gabuar.
Para se të aplikoni diçka në lëkurë duhet të dini saktësisht nëse është i përshtatshëm për tipin e lëkurës që keni.
Aplikojeni kremin hidratant kur lëkura është e njomë, pra direkt pas larjes.