5 gabime të dashurisë që nuk meritojnë shans të dytë!

Ja gjërat që nuk kanë fare justifikim: Të falësh dikë është një gjë fisnike, por disa sjellje dhe veprime në dashuri dhe martesë nuk kërkojnë fare justifikim për falje.

Lifestyle

22/05/2017 19:14

Neglizhim konstant

Të gjithë ndonjëherë jemi të angazhuar me përgjegjësitë e përditshme, puna, situata problematike dhe gjëra tjera që na bëjnë lehtë të harrojmë partnerin. Kjo është mëse normale në një marrëdhënie të dashurisë, që herët a vonë do ta përjetojnë të gjithë çiftet. Megjithatë, në një lidhje të shëndetshme, pamarrë parasysh sa të ngarkuar janë partnerët, ata do ta gjejnë kohën për gjysmën tjetër më të dashur. Injorimi konstant tregon se ai thjeshtë nuk kujdeset për ju.

Përbuzje

Disa gjëra thjeshtë nuk duhet që t’i toleroni. Nënçmimi i vazhdueshëm, fyerja, mallkimi, fjalët e këqija, janë të gjitha sjellje të rënda që ju përulin dhe nuk duhet asesi të bini në atë kategori.

Tradhëtia bashkëshortore

Çiftet që nuk besojnë në monogami vendosin për lidhje të hapur. Ky lloj i marrëdhënies kërkon tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjelltë. Shumica e njerëzve preferojnë një lidhje monogame dhe kur partneri i tyre shkel kurorën, vështirë që mund ta përballojnë këtë gjendje. Vetëm ato më ë fuqishmit mund ta përballojnë një falje të tillë.

Megjithatë, nëse ju i takoni llojit të personit që pëlqen lidhje monogame dhe partneri nuk pajtohet me këtë, duke ju tradhëtuar shpesh dhe shkelur kurorën – atëherë konsideroni këtë lidhje të përfunduar. Në fund të fundit, do ngeleni e dëshpëruar dhe e pakënaqur.

Mosrespekt për familjen dhe miqtë tuaj

Gjithashtu ndikon mënyra se si partneri juaj sillet me anëtarët e familjes dhe miqtë. Sigurisht, nëse bën gjeste të pahijshme dhe ua thotë gjërat troç në fytyrë me ofendim pa arsye, është një shenjë se nuk respekton ata. Kjo sjellje e tillë nuk guxon aspak të falet, sepse fundja familja është gjëja më e çmuar për ju.

Dhuna fizike

Në këtë rast, shpjegimi apo arsyetimi nuk është fare i nevojshëm. Të gjithë nga ne duhet ta kemi tolerancën zero në lidhje me dhunën fizike, është akt i pafalshëm dhe jonjerëzor.