5 faktorë që dëmtojnë kujtesën

Memoria është aspekt domethënës i jetës. Duke u plakur, memorja fillon të dobësohet për shkak të sëmundjes dementia. Është e tmerrshme të mendosh se mund të humbasësh të gjitha kujtimet e një jete.

Lifestyle

05/02/2016 04:27

Më poshtë do ti lexoni 5 faktorët që dëmtojnë funksionimin e memories.

Menopauza: Kjo prekë vetëm femrat. Problemet me memorien që ndodhin për shkak të menopauzës janë të përkohëshme. Gjatë kësaj periudhe femrat e bëjnë gjumin të parehatshëm, kanë temperaturë të lartë ose ethe, dhe të gjitha këto bëjnë që femrat të kenë probleme me kujtesën.

Mungesa e gjumit: Tashmë jeni në dijeni se mungesa e gjumit ndikon në aftësinë e njerëzve për të kujtuar gjërat nga e kaluara. Në fakt, studimet tregojnë se gjumi luan rol kyq në forcimin e lidhjeve mes neuroneve. Prandaj gjumi i rehatshëm është i rëndësishëm.

Problemet me tiroide: Problemet me gjëndrrat tiroide, sidomos mes njëra-tjetrës, shkaktojnë problem me gjumin, gjë që shkakton depresionin. Mungesa e gjumit dhe depresioni shkaktojnë problem në memorie.

Ankth dhe Depresion: Kur jemi në ankth, trupi prodhon kortisol dhe hormone stresi. Lidhjet e qelizave të trurit dëmtohen duke humbur sinapset. Kjo ndikon në aftësinë e njerëzve për të kujtuar.

Duhani: Studimet kanë treguar se ata që e konsumojnë duhanin kanë memorie më të dobët se ata që nuk e konsumojnë. Problemi vjen sepse gjaku që shkon në tru është i dëmtuar nga nikotina. Kjo qon në formimin e proteinave anormale në tru, dhe shkakton vonesë në marrjen e informacioneve.

Menopauza është i vetmi faktor që është i pashmangshëm ndërsa faktorët tjerë të përmendur kurohen me ilaqe./lajmi.net