5 ditë pas humbjes nga Khabib, shikojeni si duket fytyra e McGregor

Connor McGregor ende ka gjurmë në fytyrë pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.

Sport

12/10/2018 13:00

Conor McGregor ende ka shenja të mëdha në fytyrën e tij, pesë ditë pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Irlandezi ka publikuar fotografi të reja në Instagram duke festuar shitjet rekorde të uiskit të tij Proper Twelve, përcjell “lajmi.net”.

Por, në imazhet e publikuara në fytyrën e tij ende shihen gjurmët e lëndimeve të pësuara në humbjen nga Khabib në UFC 229 në Las Vegas. /Lajmi.net/