5 arsyet që shkaktojnë fryrje barku gjatë verës, sidomos nëse udhëtoni!

Argëtuese, e shpifur apo pretendoni sikur nuk e bëni kurrë; sido që ta konsideroni lëshimin e gazrave është një funksion trupor që e performojnë të gjithë. Mesatarisht trupi i njeriut prodhon gjysëm litri gazra në ditë.

Lifestyle

03/06/2018 23:47

Në ditë të shëndetshme, ne lëshojmë gazra pesë deri në pesëmbëdhjetë në ditë. Por ka raste që kjo normë tejkalohet. Më poshtë mund të lexoni arsye pse:
Udhëtimet me avion

E keni vënë re që kur fluturoni me avion krijohet një diskomfort (për të cilin askush nuk flet)? Arsyeja është sepse në lartësi të mëdha, gazrat që prodhon zorra e trashë “zgjerohen”. Kjo çon në fryrje dhe nevojë për t’i nxjerrë jashtë këto gazra.
Ushqimi i shëndetshëm
Jo i gjithë ushqimi që hamë tretet. Ajo që nuk procesohet në zorrën e hollë, përpunohet në zorrën e trashë. Për fat të keq, gazrat me aromën më të keqe i kemi falë ushqimeve më të shëndetshme. Frutat, perimet, drithërat dhe agrumet; të gjitha grumbullojnë aromë të keqe. Qepët, brokoli, lakra dhe lulelakra si dhe lakra e kuqe përmbajnë një karbohidrat që quhet rafinosë, të cilin stomaku dhe zorra e hollë nuk e tresin dot.
Shumë ajër
Gazrat prodhohen në dy mënyra: njëri vjen nga zorra e trashë dhe tjetra është ajri që gëlltisim. Ne gëlltisim ajër kur flasim, ushqehemi me nxitim apo pimë lëngje. Ajri që nuk del nëpërmjet gromsirës kalon poshtë në zorrën e trashë. Fatmirësisht këto janë pa aromë.
Përthithja
E meqë po flisnim për aromën, gazrat “e heshtura por vdekjeprurëse” siç quhen rëndomë, vijnë si pasojë e paaftësisë së trupit tonë për të përthithur disa elementë ushqyes. Ne reagojmë ndryshe nga ushqimet e ndryshme, por më të zakonshmet vijnë nga laktoza dhe sheqernat e karbohidrateve.
Diçka më serioze
Cilësia dhe sasia e gazrave mund të ndryshojë edhe nga diarreja, kapsllëku apo gjendje të tjera më serioze si mungesa e tolerancës ndaj glutenit. Në të tilla raste është mirë të konsultoheni me mjekun.