5 arsyet pse Low nuk e ftoi Sanen në “Kampionatin botëror 2018”

Leroy Sane ishte mungesa më e madhe në ekipin e Gjermanisë për "Kampionatin botëror 2018".

Sport

05/06/2018 13:05

Gazeta gjermane Bild ka publikuar 5 arsyet pse Joachim Low nuk grumbulloi për Botërorin “Rusi 2018” sulmuesin Leroy Sane.

Lënia jashtë listës së 23 lojtarëve të përfaqësueses gjermane të lojtarit të Manchester City habiti dashamirësit e Gjermanisë, pasi bëhet fjalë për një nga futbollistët më të talentuar në qarkullim, transmeton “TCH”.

Por, Bild ka zbuluar pse Low mori këtë vendim.

1. Rendiment i ulët me Gjermaninë (12 ndeshje, asnjë gol dhe 1 asist)

2. Shumë pak përfshirje në ekipin kombëtar

3. Mungesë pjekurie

4. Vuri përpara Kupës së Konfederatave një operacion hunde

5. Ftohtësi me tifozët gjermanë