5 arsye të mira për të konsumuar karota

Nëse dëshironi të keni thonj, lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm, por edhe ta përmirësoni shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe ta pastroni mëlçinë, përfshijeni këtë lloj perime në menynë tuaj. Plakja Karota konsiderohet si ushqim kundër plakjes, sepse është e pasur me beta-karotinë, antioksidues, që lufton kundër radikaleve të lira. Bukuria Kjo perime është e…

Lifestyle

25/02/2014 19:59

Nëse dëshironi të keni thonj, lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm, por edhe ta përmirësoni shëndetin e dhëmbëve tuaj dhe ta pastroni mëlçinë, përfshijeni këtë lloj perime në menynë tuaj.

Plakja

Karota konsiderohet si ushqim kundër plakjes, sepse është e pasur me beta-karotinë, antioksidues, që lufton kundër radikaleve të lira.

Bukuria

Kjo perime është e pasur me antioksidues dhe me vitaminë A, materie ushqyese të rëndësishme për flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme.

Sëmundjet kardiovaskulare

Karota përbëhet prej beta-karotinës, alfa-karotinës dhe luteinës, antioksidues, që luftojnë kundër kolesterolit.

Shëndeti i dhëmbëve

Konsumimi i karotës e përmirëson shëndetin e dhëmbëve. Ajo i mënjanon shtresat, ndërsa kafshimi i karotës e ndez prodhimin e pështymës dhe në atë mënyrë e balancon nivelin e acidit, që lufton kundër baktereve.

Shëndeti i mëlçisë

Kjo perime konsiderohet si ushqim detoksikues për shkak se e pastron mëlçinë. Ndihmon në reduktimin e prodhimit të vrerit, si dhe mbledhjen e yndyrave në mëlçi.