5 arsye pse po ju dhemb barku shpesh

Pothuajse të gjithëve nganjëherë na dhemb barku. Por, nëse dhimbja është e shpeshtë, fajin për këtë mund ta ketë ndonjë organ në abdomenin tuaj. Mësoni më shumë më poshtë se cili mund të jetë problemi juaj.

Lifestyle

14/10/2015 11:35

Gurët në tëmth
Gurët e tëmthit janë gurë të cilët formohen në fshikëzën e tëmthit, një qeskë e vogël që varet nën mëlçi dhe e cila nxjerrë biliare të nevojshme për të tretur yndyrnat. Këta gurë shkaktojnë ënjtje dhe mund të bllokojnë gypin e zorrës, duke rezultuar në dhimbje. Dhimbjet e tëmthit mund të zgjerohen në anën e djathtë në pjesën e sipërme të barkut, sidomos pas ngrënies së ushqimeve yndyrore. Ushqimet e tilla bëjnë që tëmthi të kontraktohet dhe kështu të shkaktohet dhimbje në bark.

Pankreatiti
Inflamacioni i pankreasit mund të shkaktojë dhimbje djegëse në pjesën e sipërme të barkut apo në atë të mesme. Disa njerëz madje kanë dhimbje të forta të cilat kalojnë deri në shpinë. Ju mund të shtriheni në stomak apo në shpinë për ta lehtësuar dhimbjen, e cila mund të çojë edhe në të vjella. Konsumimi i alkoolit mund të jetë fajtor në këtë rast dhe shpesh kjo dhimbje dërgon edhe në spital, transmeton lajmi.net.

GERD
Sëmundja e zbaticës gastroesofagale, apo GERD, mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut dhe në pjesën e ulët të gjoksit. Shkaku? Një valvul që e ndanë stomakun nga ezofagu, e cila është dobësuar dhe lejon ushqimin dhe acidin që të kalojë lartë nga stomaku. Të hani shumë ushqim apo llojin e gabuar të ushqimit (ushqim me yndyrë për shembull) mund ta bëjë dhimbjen edhe më të keqe.

Intoleranca e laktozës
Miliona njerëz në mbarë botën kanë intolerancë të laktozës. Në fakt, në disa vende në botë, intoleranca e laktozës tejkalon ata të cilët mund ta tretin laktozën, një sheqer i gjetur në qumësht dhe produkte të qumështit. Ky lloj i intolerancës së ushqimit shkakton dhimbje të buta në bark, diarre, gazra dhe dispepsi. Zgjidhja? Mos konsumoni produkte të qumështit dhe as qumësht.

Efektet anësore të ndonjë ilaçi
Nuk ka ilaç pa efekte anësore dhe nganjëherë kjo përfshin edhe dhimbje barku. Pilulat gojore, pilulat që përdoren më së shumti në botë, mund të shkaktojnë ënjtje dhe dhimbje në pjesën e fundit të ezofagut. Medikamentet e dhimbjes të njohura si NSAID, të tillat si ibuprofeni dhe asipirina, mund të shkaktojë ënjtje në rreshtimin e stomakut dhe madje të çojë në ulçerë. (lajmi.net)