5 arsye pse iPhone 6 është më i miri

Sipas raportimeve, iPhone 6S do të lansohet shumë shpejtë. Por, ardhja e një modeli të ri nuk do të thotë se adhuruesit e celularëve iPhone do të heqin dorë nga iPhone 6, përkundrazi ata do të dëshirojnë edhe më shumë që ta kenë një të tillë, pasi që çmimi i tij pritet të bie.

Auto & Tek

10/07/2015 15:33

Ja disa arsye pse duhet ta doni iPhone 6:

Arsyeja e parë: Ulja e çmimit të iPhone 6
Ashtu si çdo vit tjetër, çdo model i ri bëhet i vjetër, por çmimi bëhet i ri – me një zbritje që u mundësohet adhuruesve të këtij modeli ta blejnë atë. iPhone 6 pritet të ketë rënie të çmimit shumë shpejt pas lansimit të iPhone 6S, dhe kështu juve do të ju mundësohet që ndoshta ta blini një të tillë që gjithmonë e keni dashur.

Arsyeja e dytë: Ekrani Retina
Ky ekran në fillim kishte një rezolucion të ekranit prej 640p, por Apple tani e ka rritur rezolucionin e iPhone 6 në 750p. Kjo do të thotë se eksperienca e të shikuarit është më e mirë se që ka qenë ndonjëherë në iPhone, transmeton Lajmi.net.

Arsyeja e tretë: iPhone 6 ka një ekran me madhësi të mjaftueshme
Celularët e mençur po bëhen gjithnjë e më të mirë, dhe madhësia e ekranit është duke u vlerësuar shumë këto ditë. Vështirë se mund të gjeni ndonjë celularë të mençur që ka një ekran më të vogël se 5-inç, por iPhone 6 ka një ekran 4.7-inç – që e bën atë një celularë mesatarë dhe ideal për duart apo xhepin tuaj.

Arsyeja e katërt: Kamera
Kamerat e celularëve të mençur tani janë në gjendje që të bëjnë fotografi profesionale. Një fotograf profesional thotë se nuk po e përdorë më kamerën e tij profesionale, pas ardhjes së iPhone 6. Por, kamera iSight prej 8MP në modelin aktual të Apple ka ende disa probleme – të tilla si zoom-i digjital, qartësi nga distanca të gjata dhe të tjera.

Por megjithatë, disa klientë duket se nuk brengosen për fotografitë profesionale. Ata janë të lumtur të bëjnë fotografi vetëm për Facebook dhe Instagram, që për këto kamera është mjaftueshëm e mirë, transmeton Lajmi.net.

Nëse nuk jeni një fotograf profesional, kamera iSight do të kryej mjaft punë për ju.

Arsyeja e pestë: Touch ID
Touch ID ishte projektuar për të lehtësuar procesin e hyrjes në App Store, zhbllokimin e celularit dhe për qëllime të sigurisë. Dhe, në qoftë se ju jeni duke kaluar nga iPhone 5 në iPhone 6, do të keni mundësi që për herë të parë ta shijoni këtë veçori në iPhone 6.

Touch ID është mjaft e thjeshtë për t’u përdorur dhe e sigurt. Touch ID është aq e sigurt sa që edhe qeveritë janë kundër tij.

iPhone 6 është padyshim celulari më i mirë për ata të cilët preferojnë pajisjet e Apple. Nëse po dëshironi të blini një celularë të mirë, pritni edhe pak sa të lansohet iPhone 6S dhe të lirohet iPhone 6, pasi që do të përfitoni një eksperiencë të mahnitshme me të.