5 arritjet në shkencë që do ta ndryshojnë botën (Foto)

Përderisa teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë sot, është magjepsëse të imagjinosh se çfarë do të sjellë e ardhmja në këtë fushë.

Fun

18/09/2015 15:49

Shumë shpejt brenda disa viteve do të arrihen disa përparime shkencore të cilat më parë nuk janë imagjinuar se do të mund të bëhen.

Shkencëtarë nga e gjithë bota janë duke u përpjekur që vazhdimisht të shpikin diçka të re, për ta bërë jetën e një qenie njerëzore më të sofistikuar.

Kështu, Lajmi.net ka radhitur më poshtë 5 arritjet shkencore të cilat pritet të ndodhin brenda pak viteve.

wolverine_1440071044
1.Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një prototip të një materiali i cili e riparon veten. Kështu, ky lloj materiali mund të futet në të ardhmen në trupin e njeriut dhe kështu lëndimet do të riparoheshin vetvetiu brenda pak minutave. Dhe po, ngjashëm si Wolverine!

Syri bionik
2. Syzet nuk do të ‘ekzistojnë’ më në të ardhmen, pasi në vend të tyre pritet të vijë diçka tjetër. Sytë bionik do të jenë e ardhmja e njerëzve, duke larguar kështu shumë probleme me shikim.

epd_1440071213
3. Udhëtimi për në Hënë në të ardhmen do të mund të marrë shumë pak kohë, ngjashëm sa merr kohë për të udhëtuar nga Evropa për në SHBA.

liver_1440071317
4. Shumë shpejt, njerëzimi nuk do të ketë nevojë për transplantim të mëlçisë më. Kjo pasi në të ardhmen do të krijohet një pajisje e ngjashme me mëlçinë dhe që do të kryej funksionet e saj me sukses.

cancer-app_1440071516
5. Në të ardhmen e afërt, ju do të jeni në gjendje që të zbuloni kancerin para se ai t’ju godasë! Dhe kjo do të bëhet me një senzori të ri i cili do të integrohet në celular, për detektimin e qelizave kanceroze. (Lajmi.net)