49 pikë nga Dardani, fitore dramatike e Prishtinës

Dardan Berisha shënoi 49 pikë duke udhëhequr Sigal Prishtinën drejt fitores dramatike si mysafire e Yllit, ku triumfoi me rezultat të ngushë 81:80.

Sport

06/11/2014 19:57

Dardan Berisha shpërtheu duke realizuar 49 pikë dhe e shpëtoi Sigal Prishtinën në përballje me Yllin, ballafaqim të cilin e fitoi me rezultat të ngushtë 81:80.

Kampioni në fuqi ishte në disavantazh deri pesë sekonda para fundit por pikët vendimtare nga Berisha ia siguruan fitoren.

Berisha ishte vërtetë yll i padiskutueshëm i ndeshjes pasi shënoi më tepër se gjysmën e pikëve tek Sigal Prishtina që nuk pati asnjë basketbollist tjetër me pikë dyshifrore. Kurse, te Ylli me lojë të mirë u veçua White që realizoi 28 pikë.