49 aksidente brenda 24 orëve

49 aksidente trafiku janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme

03/05/2018 11:34

Sipas raporti të policisë, 30 aksidente janë raportuar pa të lënduar dhe 19 me persona të lënduar.

Ndërsa aksidente me fatalitet gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Medvec në Prizren, ku raportohet se i dyshuari përderisa ishte duke lëvizur kamionin me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka njoftuar se ka shqiptuar 1101 tiketa.