48 orë arrest për Pal Lekajn

Avokati Arianit Koci, që mbron deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, tha se, me urdhër të Prokurorit, Lekaj është privuar me masën e arrestit prej 48 orëve.

Lajme

19/02/2016 20:34

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për mediat, më herët njoftoi se Lekaj u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës)”.

Koci konfirmoi se brenda kësaj periudhe të arrestit, “gjyqtari i Procedurës Paraprake vendos për ndonjë masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit, sipas kërkesës eventuale të Prokurorisë”.

Ndërkaq, avokati Koci tha se qëndrimi i tij juridik është se Pal Lekaj nuk mund të arrestohet pa iu hequr imuniteti i deputetit të Kuvendit të Kosovës, sipas procedurës së paraparë ligjore.