48 aksidente trafiku brenda ditës në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Lajme

19/07/2018 09:14

Sipas policisë,  17 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa vetëm gjatë ditës së mërkurë në gjithë territorin e vendit janë gjobitur gjithsej 1 414 qytetarë për shkelje të rregullave në trafik.