44 pikët historike të LeBron i siguruan fitoren e radhës Lakersave

LA Lakers ka shënuar fitoren e radhës në NBA, kësaj radhe kundër Portland Trail Blazers.

Sport

15/11/2018 20:32

Skuadra nga Los Angeles fitoi me rezultatin 126 : 117, shkruan lajmi.net.

Më i miri në fushë ishte padyshim “mbreti” James, i cili realizoi plot 44 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij.

LeBron shtoi edhe 10 kërcime dhe nëntë asistime, duke mbetur kështu me një asistim larg “trille – double”.

Me këto 44 pikë, James ka tejkaluar të madhin Wilt Chamberlain në listën e realizatorëve në NBA.

Chamberlain regjistron plot 31,419 pikë të realizuara, dhe tashmë pozicionohet në vendin e gjashtë në listën e realizatorëve më të mirë në NBA.

Para James aktualisht pozicionohen vetëm Abdul Jabbar (38,387), Karl Malone (36,928), Kobe Bryant (33,643) dhe Michael Jordan (32,292).

Mbetet të shihet se sa do të ketë forcë LeBron për t’i tejkaluar edhe këto legjenda të basketbollit. /Lajmi.net/

44 pikët e James: