43-vjeçari në Gjakovë dyshohet se kreu vetëvrasje me kabllo të rrymës

Kishte dy ditë që familja e F. Sylës nga Gjakova nuk kishte dëgjuar asnjë lajm nga familjari i tyre. Por, ditën e dytë pasi që ishte zhdukur, ai u gjet i vdekur në katin e shtëpisë së tij ku jetonte. Ai dyshohet se u vetëvra me një kabllo elektrike.

Lajme

23/04/2018 17:14

F.Syla, 41-vjeç u raportua si person i zhdukur nga vëllai i tij. Dy ditë më vonë ai u gjet nga ana e organeve të hetuesisë së shtetit pa shenja jetë në shtëpinë ku jetonte tash e disa vite. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rreth rastit kanë folur edhe zyrtarë të policisë për rajonin e Gjakovës.  Zëdhënësja, Lirije Podrimaj, ka thënë se rasti po cilësohet si vetëvrasje.

“Me datë 23.04.2018 në ora 10:38 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë për një person për të cilin dyshohej se ishte pa shenja jete në banesën e tij në rrugën ,,Tirana” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës F.S. i moshës 41-vjeç. Nga hetimet e para dyshohet se i njëjti ishte vetëvarur”, thuhet në përgjigjen e policisë nga Gjakova.

Rasti po hetohet nga Sektori i hetimeve drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë./express