42 të vdekur nga tërmeti në Meksikë

42 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti që ka goditur Meksikën qendrore, më saktësisht në Morelos.

Bota

19/09/2017 23:23

Aeroporti i kryeqytetit ka pezulluar të gjitha operacionet pas tërmetit me magnitudë 7.1 shkallë të Rihterit dhe ndërtesat në Mexico City janë evakuar.

Në disa ndërtesa është raportuar për zjarr  ku dyshohet se disa persona janë bllokuar brenda, transmeton Klan Kosova.

Më parë gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8,1 shkallë të Rihterit la të paktën 90 të vdekur.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km.

Dridhja ndodhi kur një stërvitje për tërmet u mbajt në Mexico City, në 32 vjetorin e një tërmeti që vrau deri në 10,000 njerëz.

Presidenti meksikan, Enrique Peña Nieto përmes një postimi në Twitter luti njerëzit të shmangnin rrugët, kështu që shërbimet e urgjencës mund të arrijnë lehtë në zonat më të goditura.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump poashtu shprehu ngushëllime për tragjedinë në Meksikë.

“Zoti e bekoftë popullin e Mexico Cityr, ne jemi me ju dhe do të jemi atje për ju”.