42 penallti për një finale

Real Madridi dhe Deportivo La Coruna, në kategorinë e kadetëve, i kanë gjuajtur 42 penallti, për ta përcaktuar finalistin e Copa Coca-Cola. Në fund festoi La Coruna, që shkoi në finale.

Sport

15/06/2014 16:19

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Deportivo de la Coruñas, në kategorinë e kadetëve, do të mbahet në mend për një kohë të gjatë.

Në fakt, të dyja skuadrat luftuan për një vend në finale të klubeve në Copa Coca-Cola. Pas 70 minutave të kohës së rregullt, rezultati ishte 0:0.

Për këtë, të dyja ekipet shkuan në penallti. Filluan me nga pesë gjuajtje, por seria e penalltive vazhdoi.

U nevojitën 42 penallti, 21 për secilin ekip, ku u përfshinë gjuajtje panenka dhe s’munguan as pritjet nga portierët dhe tri shtylla, për ta përcaktuar finalistin, që ishte Deportivo de la Coruña.