400 milionë përdorues të WhatsApp

Edhe pse shpesh akuzohet se po punon në mënyrë ilegale, WhatsApp është konfirmuar si lider botëror i mesazheve. Sipas statistikave të konfirmuara, ky aplikacion telefonik ka arritur një shifër impresionuese prej 400 milionë përdoruesish aktivë. Të paktën kjo është ajo që pohohet në blogun e tij, i cili shpjegon se në katër muajt e fundit…

Auto & Tek

21/12/2013 07:00

Edhe pse shpesh akuzohet se po punon në mënyrë ilegale, WhatsApp është konfirmuar si lider botëror i mesazheve. Sipas statistikave të konfirmuara, ky aplikacion telefonik ka arritur një shifër impresionuese prej 400 milionë përdoruesish aktivë.

Të paktën kjo është ajo që pohohet në blogun e tij, i cili shpjegon se në katër muajt e fundit janë shtuar jo më pak se 100 milionë përdorues aktivë.

Kjo shifër, për më tepër, nuk përfshihet numri i personave që janë regjistruar në WhatsApp, por është numri i atyre që e përdorin në mënyrë aktive këtë shërbim çdo muaj.

WhatsApp jo vetëm që krenohet me shifrat e përdoruesve, por duke qenë një kompani e vogël, me vetëm 50 të punësuar, kryesisht inxhinierë, e ka arritur këtë famë pa e shpenzuar asnjë euro në reklama apo marketing.

“Ne jemi këtu që të gjithë njerëzit t’i rrëfejnë tregimet e tyre përmes WhatsApp me kolegët e punës, miqtë dhe njerëzit tjerë të dashur, histori që na pëlqejnë t’i dëgjojmë”, thotë një anëtar i uebfaqes.

Ai tregon shembuj se si WhatsApp i ndihmon personat nga mbarë bota për marrëdhëniet e tyre personale apo për punë, u ndihmon organizatave bamirëse në botën e tretë apo mjekëve për të shpetuar jetë falë mesazheve të shpejta të WhatsApp.